Peshkopi Teodosije viziton të rinjtë e plagosur në Shtërpcë

Lajme

Peshkopi Teodosije viziton të rinjtë e plagosur në Shtërpcë

Më: 7 janar 2023 Në ora: 09:17
Peshkopi Teodosije viziton të rinjtë e plagosur

Pas plagosjes së dy të rinjve serbë në Gotovushë afër Shtërpces, Peshkopi serb Teodosije ka vizituar të plagosurit në spital në Graçanicë.

Sipas Kosovo Online, ai ka biseduar me personlin mjekësor dhe është njohur me gjendjen shëndetësore të të rinjve, ndërsa u ka dhënë fjalë ngushëllimi dhe inkurajimi të plagosurve.

Peshkopi Teodosije ka thënë se ‘shpreson që gëzimi i Krishtindjes do të zëvendësojë dhimbjen’ dhe se të plagosurit të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.

Kosovo Online raporton se ai u ka dhënë të rinjve rruaza për bekim dhe ka biseduar me ta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat