Vuçiq e publikon përgjigjen e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes

Lajme

Vuçiq e publikon përgjigjen e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes

Më: 8 janar 2023 Në ora: 09:55
Aleksander Vuçiq

Kabineti i Presidentit të Serbisë e ka konfirmuar marrjen e përgjigjes nga KFOR dhe zyrtarë të tij thanë se presidenti do të njoftohet për përmbajtjen e tij kur të arrijë nga Hilandari, ku ndodhet për Krishtlindjet Ortodokse.

Përfaqësuesit e Komisionit për Zbatimin e Marrëveshjes Ushtarako-Teknike të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë morën përgjigje nga përfaqësuesit e KFOR-it për kërkesën për kthimin e deri në 1000 pjesëtarëve të Forcave të Armatosura të Serbisë dhe Policisë serbe në territorin e Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes e ka dorëzuar dokumentin e lartpërmendur në Kabinetin e Presidentit të Republikës dhe Komandantit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ta njohur Presidentin me përmbajtjen e përgjigjes së KFOR-it, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

Autoritetet serbe, me vendim tê Presidentit dhe Qeverisê, i kërkuan forcës paqeruajtëse të NATO- në Kosovë, në fund të vitit të kaluar, kthimin e një personeli prej 1000 forcave të sigurisë për të ndihmuar, siç thanë, “popullin serb në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat