​Përfaqësuesit e Listës Serbe (jo)fshehurazi përkujtojnë Ditën antikushtetuese të Republikës Serbe

Lajme

​Përfaqësuesit e Listës Serbe (jo)fshehurazi përkujtojnë Ditën antikushtetuese të Republikës Serbe

Më: 12 janar 2023 Në ora: 21:10
​Përfaqësuesit e Listës Serbe

Përfaqësuesit e Listës Serbe, ish-deputeti dhe ish-ministri i Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, ish-kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Miloviq dhe kryetarja e qarkut administrativ Mitrovicë, Vuçina Jankoviq morën pjesë në ceremoni që shënon ditën antikushtetuese të Republikës Serbe me ftesë të Milorad Dodikut.

Lista Serbe përsëri luajti lojën diplomatike. Aty pa dyshim që përfaqësuesit e kësaj partie janë takuar me Milorad Arlovin, kryetarin e “Komitetit për Ndihmë Kosovës” të Banja Llukës, të cilit disa herë i është ndaluar hyrja në Kosovë për deklarata provokuese dhe nacionaliste.

Në sallën ku u zhvillua parada për të festuar Ditën e Republikës së Serbisë, pamjet tregojnë qartë se Todosijeviq, një funksionar i Listës Srpska i cili u dënua me një vit burg për gjuhën e urrejtjes në një deklaratë për Reçakun, është ulur pranë te Milorad Avrovit.

Në të njëjtën radhë ishte edhe Zlatan Elek, drejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, i cili në këtë post u emërua nga Lista Serbe.

Gjatë qëndrimit të përfaqësuesve të Listës Serbe në Republika Srpska, qëllimi i të cilëve ishte të ‘lajkatonin’ Dodikun dhe presidentin rus Vladimir Putin, në anën tjetër, zyrtarët e mbetur në Kosovë ishin për të mashtruar Perëndimin.

Lista Serbe dërgoi fshehurazi në RS funksionarët e saj, të cilët si zakonisht janë aktivë në rrjetet sociale dhe ku postojnë aktivitetet e tyre, por edhe ‘reagime’ të shpejta kur u shkonte, këtë herë askush prej tyre nuk u mburr me pjesëmarrjen në ceremoninë e organizuar nga Milorad Dodik.

Dodik shumë shpesh promovon publikisht marrëdhënie shumë të mira me Listën Serbe, ndonëse tashmë dihet se kjo parti është në fakt krahu i Beogradit në Kosovë, përkrahja nuk ka munguar as kësaj radhe.

Ai është takuar me përfaqësuesit e Listës Serbe, Igor Simiq dhe Goran Rakiq, dhe në vitin 2020 ka mbështetur heqjen e barrikadave kur Vuçiq e ka lejuar, por shpesh kërcënon paqen dhe sigurinë në Kosovë me deklaratat e tij destabilizuese.

Po kështu, në mes të luftës ruse në Ukrainë, Milorad Dodik i dha Vladimir Putin Urdhrin e Republika Serbe për “kujdesin e tij patriotik dhe dashurinë për RS”.

Dodik është një nga të paktët politikanë që mban lidhje me presidentin e Federatës Ruse pas agresionit të tij të hapur kundër Ukrainës shkurtin e kaluar.

Sipas Dodikut, ai dhe Putin dëgjojnë rregullisht njëri-tjetrin në telefon, ndërsa takimi i fundit kokë më kokë u zhvillua në Kremlin shtatorin e kaluar.

Pavarësisht se janë një kukull ruse, Dodik dhe partia e tij janë ende faktori politik që kontrollon shumicën e proceseve në Bosnje dhe Hercegovinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat