Haradinaj për Kurtin e Osmanin: Macen prej përsheshit nuk mujnë me hjekë

Lajme

Haradinaj për Kurtin e Osmanin: Macen prej përsheshit nuk mujnë me hjekë

Më: 12 janar 2023 Në ora: 21:51
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në emisionin “Pressing” , ka përdorur një shprehje të popullit për të komentuar përgjigjet e Kurtit e Osmanit për heqjen e barrikadave.

Ata thanë se nëse serbët nuk do t’i largonin barrikadat në Veri, do të ndërhynte Policia.

Për këtë, Haradinaj tha se këta njerëz “macen prej përsheshit nuk mund ta heqin”.

“Në tjera kohë ka ndodhë kjo, jo në kohë të këtyre njerëzve. Ka qenë një kohë që, po, i ka hjekë Policia e Kosovës, i keni videot. Jo me këta njerëz, këta nuk mujnë me hjekë kurgjo. Ajo shprehja  popullit macen prej përsheshit këta njerëz nuk mujnë e hjekin. Këta për fat të keq, janë fatkeqësia e vetvetes, por edhe e Kosovës”, tha ai në “Pressing

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat