Deputetit të LVV-së i prishet laptopi: Pusho i qetë në arkivin familjar, e meriton xhehnetin

Lajme

Deputetit të LVV-së i prishet laptopi: Pusho i qetë në arkivin familjar, e meriton xhehnetin

Më: 14 janar 2023 Në ora: 10:45
Ardian Gola

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka ndarë me publikun një ngjarje që për të ishte goxha emocionuese.

Ai njoftoi se laptopi i tij ‘HP Pavilion dm3’, është prishur dhe tash ‘pushon i qetë në arkivin’ e familjes Gola.

Ligjvënësi shpalosi punët që i ka kryer me këtë laptop. E quajti hero atë, teksa tregoi se i formatizuar veç “nja 2-3 here dhe atë vec dy vitet e fundit”.

“Kreva masterin dhe doktoratën me të. Pas fiks dhjetë vjet punë të pandalshme me të, tash pushon i qetë në arkivën familjare”, shkroi ai në Facebook.

Për më tepër, ai replikoi edhe me një qytetar në Facebook. Ia kthehu atij për laptopin se ‘valla n’meritofte kush xhenet, qeky e meriton”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat