Vdes pacienti që u hodh nga kati i katërt i QKUK-së

Lajme

Vdes pacienti që u hodh nga kati i katërt i QKUK-së

Më: 15 janar 2023 Në ora: 11:17 Përditësuar në ora: 12:07 më 15.01.2023
Foto ilustrim

Vdes pacienti që u hodh nga kati i katërt i QKUK-së

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton për vdekjen e pacientit i cili u hodh nga dritarja e klinikës mëngjesin e sotëm.

Për shkak të plagëve të marra pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Me rastin po merret edhe policia.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha policia.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, njofton se nga ekipi mjekësor i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, është njoftuar se sot në orët e mëngjesit, një pacient është hedhur nga dritarja e klinikës.

Menjëherë janë ndërmarrë masat e nevojshme për ofrimin e ndihmës  mjekësore, por përkundër masave reanimatore dhe ndihmës së vazhdueshme nga stafi i Klinikës Emergjente me mjekë konsultantë nga klinikat e tjera, për shkak të plagëve, pacienti nuk ka arritur të mbijetojë.

Për rastin janë informuar organet policore dhe ato të hetuesisë, të cilat po merren me të.

Policia jep detaje për rastin e personit që ka rënë nga kati i katërt i QKUK-së

Një person ka rënë nga kati i katërt i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe ka pësuar lëndime trupore.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur rreth orës 09:30.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat