Ambasadori amerikan Hill: Problemet e Serbisë duhet t'i zgjidhin vetë serbët

Lajme

Ambasadori amerikan Hill: Problemet e Serbisë duhet t'i zgjidhin vetë serbët

Nga: F.B. Më: 19 janar 2023 Në ora: 10:51
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd ka deklaruar se “Problemet e Serbisë duhet t i zgjidhin serbët, sepse Serbia duhet të vendos se çfarë standarde i duhen. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe mso të i japim ndonjë standard Serbis dhe pastaj ta kërcënojmë nëse nuk arrin të përshtatet në to”, në intervistn për "Nedeljnik" transmetojn “B92” dhe “Bota Sot”.

Ai ka shtuar se ShBA dhe Serbia kan një të kaluar të gjatë të përbashkët dhe kjo mund të quhet raport afatgjatë, ndërsa në të ardhmen duhet të bëjnë shumë më tepër se në të kaluarën, por po ashtu duhet t kalohen disa elemente nga e shkuara dhe të gjendet ajo që duhet të bëjnë në të ardhmen.

Në pyetjen nëse Serbia edhe ShBA mund të kenë partneritet strategjik të paralajmëruar kohë më parë, ai u shpreh se serbët nuk duan të ju thuhet çfarë duhet të bëjnë dhe ata e amerikanët nga ajo kanë krijuar art se nuk pëlqejnë të thuhet çka të bëjnë.

Lidhur me përshpejtimin e aktiviteteve në javët e shkuara në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Hill theksoi se ju duhet të kuptoni se popujt e Ballkanit dhe Evropës do duhet të jetojnë me njëri-tjetrin edhe shumë kohë.

"E kur jetoni me dike, duhet të bëhen angazhime që ulin tensionet dhe ju mundësojnë njerëzve të kuptojnë se është e domosdoshme të qetësohen ", tha ambasadori Hill.

Sipas tij në këto hapësira ka shumë histori, ajo duhet të respektohet , por nuk guxon të bëhet rob i saj.

"Vlerësoj se çdo gjë do të zgjidhet, ashtu që dikush do fitoj diçka e dikush dika tjetër ", duke nënvizuar se nuk do t mbajë anë dhe përkundër faktit se vendi i tij ka mendim dhe qëndrim ndryshe për Kosovën nga Beogradi zyrtar, kjo nuk e pamundëson bashkëpunimin mes qeverive në Beograd dhe Prishtinë.

Hill ka shtuar se nuk është në interesin e askujt që të vazhdohet të jetohet në tensione.

Ai u shpreh se i pëlqen ideja e Ballkanit të hapur sepse ai mundëson njohjen dhe bashkëpunimin mes popujve dhe shteteve dhe konsideron se kurrë në historinë e deritashme nuk ka pasur më shumë inter-aksion pozitiv ndërmjet shqiptarëve të Shqipërisë dhe serbëve të Serbisë.

"Ky është proces n të cilin bizneset mund t marrin treg të gjerë, por në të cilat zgjidhet klaustrofobia. Unë nuk duroj pritjet në kolona dhe nëse ky proces ul këto tollovi duhet mbështetet ky proces”, tha Hill.

Ai vlerësoi si iniciativë të shkëlqyeshme të shihen kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë si bisedojnë në zgjidhjen e problemeve me rëndësi për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat