Publikohen pamjet e vjedhjes si në filma - hajni thyen dyqanin në Drenas pas orës 3 të mëngjesit

Lajme

Publikohen pamjet e vjedhjes si në filma - hajni thyen dyqanin në Drenas pas orës 3 të mëngjesit

Nga: A.Zh Më: 19 janar 2023 Në ora: 12:53
Vjedhja ka ndodhur në një mobil-shop në Drenas.

Rastet e vjedhjeve nuk janë të rralla në Kosovë. Një rast i rëndë ka ndodhur së fundmi në qytetin e Drenasit.

Sipas pamjeve të siguruara nga media lokale, vjedhja ka ndodhur në një mobil-shop në Drenas.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, në orën 3 të mëngjesit, përcjell Bota sot.

Në pamjet e siguruara, shihet se si hajni i maskuar, thyen xhamin e lokalit dhe pasi vjedh ikën në drejtim të panjohur.

Deri më tani nuk dihet vlera e dëmit apo ndonjë informatë nga Policia e Kosovës lidhur me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat