Rama pritet në Lezhë, do të ketë bashkëpunim entuziast në Agroturizëm

Lajme

Rama pritet në Lezhë, do të ketë bashkëpunim entuziast në Agroturizëm

Më: 23 janar 2023 Në ora: 11:33
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama

Rama pritet në Lezhë, pritet bashkëpunim entuziast në Agroturizëm

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i shoqëruar nga nënkryetari Zogaj dhe drejorët e disa drejtorive komunale, janë pritur nga kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Rama ka njoftuar se pritet të ketë bashkëpunime entuziaste në fushën e Agroturizmit mes dy qyteteve shqiptare.

“Faleminderit miku im i mirë, Pjerin Ndreu për mikpritjen në qytetin historik të Lezhës.
Jemi shumë entuziastë për bashkëpunimet mes qyteteve tona në të ardhmen, në veçanti në fushën e Agroturizmit – sektor ky shumë premtues për Prishtinën
” shkruan Rama në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat