Haradinaj pas takimit me ambasadorin zviceran: Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset

Lajme

Haradinaj pas takimit me ambasadorin zviceran: Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset

Më: 23 janar 2023 Në ora: 12:11
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka pritur në takim Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly.

Haradinaj pas takimit me Ambasadorin zviceran ka thënë se Kosova është falënderuese për përkrahjen e dhënë në të gjitha proceset.

“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese”, ka shkruar Haradinaj.

“Republika e Kosovës është falënderuese për përkrahjen e sinqertë dhe të vazhdueshme të Zvicrës në të gjitha proceset shtetndërtuese. Sot, mirëprita në selinë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ambasadorin e Zvicrës në Kosovë z. Thomas Kolly.

Bashkëbiseduam për çështjet aktuale në vend dhe thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Zvicrës. Ambasadorin Kolly e falënderova për mbështetjen dhe miqësinë e pathyeshme e historike mes dy vendeve tona”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat