“Terroristët e Kurtit”: ‘Çartet’ propaganda e medieve serbe pas incidentit në veri

Lajme

“Terroristët e Kurtit”: ‘Çartet’ propaganda e medieve serbe pas incidentit në veri

Më: 23 janar 2023 Në ora: 15:32
Fotografi e publikuar nga mediat serbe

Ashtu siç edhe mund të pritej, menjëherë pas incidentit në veri të vendit ku u sulmua policia e Kosovës e cila pastaj qëlloi me armë zjarri drejt sulmuesve, propaganda e medieve serbe është aktivizuar në gjithë egërsinë e saj.

“Ky është serbi që qëllohet nga terroristët e Kurtit,” – shkruan me shkronja të mëdha në titull mediumi i afërt me regjimin e Vuçiqit, Alo.

Aty tregohet se Millan Deleviq ishte plagosur por nuk përmendet askund se vetura në të cilën ai ishte kishte sulmuar policinë e Kosovës afër urës së Bistricës.

Mediumi tjetër serb Novosti ka publikuar foto tjera të Deljeviqit duke thënë që ishte qëlluar nga njësia speciale e ROSU. As aty nuk përmendet se vetura në të cilën ai ndodhej kishte sulmuar policinë e Kosovës.

Në një artikull tjetër ku prezantohen pamje nga spitali i Kralevës thuhet se Milani është plagosur rëndë.

“Ky është Millani, që u qëllua në gjoks nga zyrtarët specialë të ROSU – krejt makina u kontrollua!” – thotë ndërkohë B92 po ashtu pa përmendur atë që thotë Policia e Kosovës për rastin.

Ndërkohë, edhe mediumi serb Tanjug ka publikuar fotografi nga Kraleva duke treguar se Deleviqi ndodhej në terapi intenzive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat