“Një jetë në pamundësi për të takuar të afërmit nga mungesa e vizave”, Majlinda Bregu: Qindra histori të tilla, së shpejti një e kaluar e largët

Lajme

“Një jetë në pamundësi për të takuar të afërmit nga mungesa e vizave”, Majlinda Bregu: Qindra histori të tilla, së shpejti një e kaluar e largët

Më: 23 janar 2023 Në ora: 20:20
Majlinda Bregu

Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rasteve të lëshimit të vizave, e ka bërë gjithnjë e më të pamundur, për qytetarët kosovarë dhe boshnjakë, takimin mes njëri- tjetrit, me të afërmit e të dashurit e tyre. Por këto histori do të bëhen një e kaluar e largët, me hyrjen shumë shpejt në fuqi të Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes me karta identiteti, të iniciuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe e nënshkruar vitin e kaluar në Procesin e Berlin.

Në pritje të hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshjeje, Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu, ka takuar aktorin e njohur kosovar Alban Ukaj, me banim mbi njëzet vjet në Sarajevë, si një nga qindra rastet e historive njerëzore që prej vitesh kanë mbajtur mbi supe edhe hallin e pamundësisë për t’u takuar me të afërmit për shkak të vizave.

Bisedën me të, Bregu e postuar sot në social media, përmes një videoje ku Ukaj tregon vuajtjet dhe përpjekjet e tij për të takuar ndër vite të dashurit e tij.

Ditën kur u nënshkrua Marrëveshja në Berlin, babai më mori në telefon, ishte shumë i emocionuar. Disa njerëz mund të mos e kuptojnë një moment si ky, por për ne është një jetë prej 23 vitesh kufizimi nga vizat. Dikush mund të mendojë se këto janë çështje të vogla, por nuk mund të konsiderohen të tilla, kur dikush nuk arrin të njohë e të shohë nipin e tij edhe pas tre apo katër vjetësh. Është më e lehtë të marrësh një vizë amerikane, se sa një vizë si qytetar i Bosnjë Herzegovinës për Kosovë dhe anasjelltas”, tha Alban Ukaj.

Ky është një nga qindra historitë e njerëzve që kanë mbajtur mbi supe për vite me radhë, mundin e vuajtjen që ndjell pamundësia për të takuar të afërmit, për shkak të vizave. Por shumë shpejt ky proces torturues i marrjes së vizës do të mbetet një ndjesi e ngjarje që do t’i përkasë së shkuarës. Ndaj ndjehem e lumtur dhe jashtëzakonisht krenarë për rolin e RCC-së në këtë proces”, tha Bregu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat