Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministrit Murati

Lajme

Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministrit Murati

Më: 25 janar 2023 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Gazetarët e akredituar pran Qeverisë së Kosovës të mërkurën e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kjo për shkak që siç kanë thënë ata, vonesave të zakonshme të ministrave të Qeverisë.

Edhe përkundër që zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu ka ftuar gazetarët të kthehen më konferencë, megjithatë të gjithë gazetarët nuk kanë pranuar të kthehen.

Ata janë arsyetuar se shumica e gazetarëve tashmë veçse kanë dalë nga ndërtesa e Qeverisë.

Ndryshe, pas mbledhjes së Qeverisë ishte paraparë që ministri Hekuran Murati të mbajë një konferencë për gazetarë e që njëjta vetëm se është bojkotuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat