“Gardian”: Millanoviç ka marr qëndrim kundër BE-së dhe harmonizoi politikën me Orbanin e Dodikun

Lajme

“Gardian”: Millanoviç ka marr qëndrim kundër BE-së dhe harmonizoi politikën me Orbanin e Dodikun

Nga: F. B. Më: 31 janar 2023 Në ora: 11:11
Zoran Millanoviç

Gazeta britanike “Gardian” shkruan se presidenti kroat Zoran Millanoviç pas kritikës ndaj vendeve perëndimore rreth furnizimit të Ukrainës me taksa të rënda dhe armatim porositi se Krimeja “kurrë nuk do të kthehet në Ukrainë”, transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

Sipas medieve, Millanoviç në bisedë me gazetarët në Zagreb theksoi se është kundër “dërgimit të çfarëdo armatimi vdekjeprurëse” në Kiev, duke vërtetuar se furnizimi me armatim Ukrainës “vetëm se zgjat luftën”.

Mbështetja ushtarake perëndimore Ukrainës “thellësisht është jo morale seçse nuk ka zgjidhje (për luftë)”, tha ai, duke shtuar se ardhja e tankeve gjermane në Ukrainë shërben vetëm për afrimin e mëtejmë të Rusisë dhe Kinës.

Duke fol për Krimen, gjysmë-ujdhesën e detit të zi që Rusia e morri në vitin 2014, duke thënë qartë se: “Është e qartë se Krime kurrë nuk do jetë pjesë e Ukrainës”.

Millanoviç kështu u rreshtua kundër BE-së për herë të parë prej marrjes në postit në 2019 si liberal i majtë duke harmonizuar kështu politikën e tij me kryeministrin hungarez Orban dhe liderin secisionist serb të Bosnjës Dodik, shkruan “Gardian”.

Edhe pse funksioni i presidentit në Kroaci është vetëm ceremonial, Millanoviç formalisht është komandant i forcave të armatosura kroate.

Ai muajve të fundit hapur ka kundërshtuar qasjen dhe bashkëngjitjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO , sikurse edhe trajnimin trupave ukrainase në Kroaci, në kuadër të ndihmës së BE-së për atë vend të rrezikuar, përkujton “Gardian”.

Ai ka deklaruar po ashtu se është kundër thyerjes së koncepteve, duke befasuar me deklaratën se “Kosova i është rrëmbyer Serbisë”, që ka ngjall reagime të ashpra në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat