Lëvizja për Bashkim: Koeficienti i pagave do të shkaktojë pakënaqësi sociale

Lajme

Lëvizja për Bashkim: Koeficienti i pagave do të shkaktojë pakënaqësi sociale

Më: 1 shkurt 2023 Në ora: 14:35
Valon Murati

Lëvizja për Bashkim që drejtohet nga Valon Murati ka deklaruar se koeficienti 105 euro i pagave do të prodhojë pakënaqësi sociale.

“Ka kohë që Qeveria e ka mbajtur “të fshehur” vlerën e koeficientit për pagat e sektorit publik! Dhe për këtë vërtet paska pasur arsye të fortë”, thuhet në komunikatën e kësaj partie politike.

Më tutje në komunikatë thuhet se “vlera e koeficienti (105) e shpallur sot as për së afërmi nuk i përgjigjet nevojave të punëtorëve të sektorit publik dhe zhvillimeve ekonomike nëpër të cilat po kalon vendi ynë”.

“Prandaj ky ligj, respektivisht kjo vlerë e koeficienti nuk do të prodhojë qetësi sociale, por, përkundrazi do të na shpie drejt pakënaqësive sociale e dukurive tjera negative në shoqërinë tonë siç është largimi i punëtorëve nga ky sektor, apo edhe vazhdimi i braktisjes së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat