Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Lajme

Këto ngjarje zhvillohen të mërkurën në Kosovë

Më: 7 shkurt 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Projektligjin për Sigurinë e përgjithshme të produkteve. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Përfaqësuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportojnë në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere, lidhur me Raportin e Auditimit për të “Hyrat nga Qiraja e Agjencisë Kosovare të Privatizimit”. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mban tryezë diskutimi me temën: “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – progresi në zbatimin e tij”. (Hotel “Sirius”, ora 10:00)

Vazhdimi i Seancës plenare me pikat e pa përfunduar. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

Federata e Futbollit e Kosovës mbledh klubet e Superligës së Kosovës ku fituesit e fushatës së nisur javë më parë në rrjetet sociale do të shpërblehen me fanella të nënshkruara nga vet lojtarët e ekipeve të ndryshme. (Albi Mall , ora 18:00)

Hapet ekspozita e parë personale e Renea Begolli e titulluar “Pragu”.(Galeria Qahili, ora 19:00)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon hapjen e ekspozitës së përkohshme të veprës “Albumi familjar – Mes kujtimit dhe realitetit” nga Alban Muja. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, Dardani, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat