Komandanti i KFOR-it i bën bashkë krerët e tri bashkësive fetare të Kosovës

Lajme

Komandanti i KFOR-it i bën bashkë krerët e tri bashkësive fetare të Kosovës

Më: 13 shkurt 2023 Në ora: 20:16
Foto nga vendngjarja

Krerët e bashkësive më të mëdha fetare në Kosovë, janë takuar në prani edhe të komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia.

Peshkopi i Dodë Gjergji, kryemyftiu Naim Tërnava dhe peshkopi Teodosije Shibaliq, në  bazën Film City të KFOR-it në Prishtinë, kanë pasur një takim të përbashkët.

Me një postim në Facebook të publikuar nga KFOR-i, shkruan se  takimi u bë me qëllim për të promovuar rolin e udhëheqësve fetarë në forcimin e paqes.

“Gjenerali Ristuccia theksoi rëndësinë e të gjitha komuniteteve fetare në promovimin e paqes, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë dhe sigurimin e unitetit përballë provave që kërcënojnë të përçajnë edhe më shumë. Fetë nuk janë probleme, por pjesë e zgjidhjes për një bashkëjetesë më harmonike”, shkruan në njoftim.

Aty theksohet se Ristuccia është shprehur se fetë janë pjesë e zgjidhjes për bashkëjetesë në harmoni.

 “Komandanti i KFOR-it gjithashtu nënvizoi përkushtimin e KFOR-it për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, siç thuhet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999”, shkruan  në postim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat