A e paguan Serbia Grenellin për lobim? Ja si përgjigjet Vuçiq

Lajme

A e paguan Serbia Grenellin për lobim? Ja si përgjigjet Vuçiq

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:38
Richard Grenell dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shteti të cilin ai e drejton nuk e paguan për lobim Richard Grenellin, ish-emisarin amerikan për dialogun Kosovë-Serbi.

Grenell do të dekorohet në ditën e festës kombëtare të Serbisë.

Kjo ka ngritur dyshime nëse Grenell paguhet nga Beogradi, por Vuçiq e cilëson si “mashtrim mediatik”.

“Nuk mendoj se po e paguan, nuk jam në qeveri, por e di që ju (mediat) e keni mashtruar publikun kur thatë se kam paguar Blerin, Shrëderin, Gusenbauerin, Klintonët dhe këtë më shumë se një herë. Ju e keni mashtruar publikun shumë herë, kështu që besoj se po e bëni edhe këtë herë”, u tha Vuçiq gazetarëve në Kragujevc”, ka thënë Vuçiq, ka raportuar N1.

E sipas Vuçiqit, Grenell është nga njerëzit që ka pasur qasje më të balancuar.

“Unë mendoj se Grenell është një nga njerëzit që shpesh është përpjekur të ketë një qasje shumë të balancuar, e cila është jashtëzakonisht e rëndësishme për vendin tonë sa i përket Kosovës. A mendon ai ndryshe nga ajo që mendon administrata amerikane, jo tërësisht, por ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë, të dëgjo palën serbe”, ka deklaruar ai.

Grenell ka shërbyer si emisar amerikan gjatë kohës së administratës Donald Trump dhe ka qenë i përfshirë direkt në fushatën e tij, në zgjedhjet e nëntorit të vitit 2020 – të cilat Trump i humbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat