Emergjenca e QKUK-së e mbingarkuar me pacientë

Lajme

Emergjenca e QKUK-së e mbingarkuar me pacientë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 12:53
Foto ilustrim

Klinika Emergjente në QKUK po del të jetë e mbingarkuar me pacientë. Vetëm përgjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave zyrtare nga kjo klinikë rreth 92 mijë e 615 qytetarë kanë kërkuar trajtim.

Sipas të dhënave zyrtare -Shërbimi Internistik, 26 mijë e 608 pacientë

- Shërbimi Kirurgjik, 20 mijë e 671 pacientë, Shërbimi i Reanimacionit, 19 mijë e 809 pacientë

-Shërbimi i Ortopedisë, 19 mijë e 861 pacientë

Po ashtu, janë kryer 1 mijë e 146 operacione në sallat operative emergjente dhe 5 mijë e 66 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat