​Moti gjatë javën së ardhshme kryesisht me diell

Lajme

​Moti gjatë javën së ardhshme kryesisht me diell

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 16:40
Foto Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë pesë ditëve të javës që vjen do të mbaj mot kryesisht me diell dhe stabil.

Sipas institutit, të hënën do të mbaj mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

“Të martën –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta. E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

E enjte- Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se ditën e mërkurë. Temperaturat maksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante. E premte- Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperendimi e lehtë deri mesatare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat