Rrëfimi i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-së

Lajme

Rrëfimi i Fatos Klosit: Pandeli Majko donte të më arrestonte për dy snajpera që do i shkonin UÇK-së

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 20:44
Fatos Klosi dhe Pandeli Majko

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi ka rrëfyer se në kohën që Pandeli Majko ishte kryeministër, donte ta arrestonte për sy snajpera që do i shkonin UÇK-së.

Rrëfimin e tij, Klosi e bëri në emisionin “N’Demos”, ku u shpreh se snajperat po vinin nga Chicago në Tiranë.

Ai tha se ky veprim i Majkos mund të vinte nga frika apo dëshira për tu dukur para ndërkombëtarëve se po bënte detyrën e tij.

Pjesë nga biseda:

Klosi: Pandeli Majko donte të më arrestonte në zyrën e tij po mos e thoni këtë se është qesharake, për dy snajpera që u kapën në aeroportin e Tiranës e do i shkonin UÇK-së, vinin nga Chicago kalonin të gjitha aeroportet se nga Chicago nuk ka fluturim direkt në Tiranë dhe kalonin nga New York në Zyrih dhe me pas në Tiranë, domethënë që kishte një opinion të përgjithshëm që po luftohej për pavarësi, nuk ishin terroristë.

Pyetje: A ishte ky pengesa kryesore apo kishte dhe të tjerë më vonë ose më herët?

Klosi: Ky nuk e di a kishte frikë, apo dëshirë për tu dukur para të huajve që ky po bënte detyrën si kryeministër, nuk e di ishte kryeministër 30 vjeç, puna e parë që kishte bërë ishte kryeministër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat