Blerim Latifi e krahason Skenderbeun me Zelenskyn: Bota do të mësojë si luftohet për liri

Lajme

Blerim Latifi e krahason Skenderbeun me Zelenskyn: Bota do të mësojë si luftohet për liri

Më: 24 shkurt 2023 Në ora: 15:10
Analisti Blerim Latifi

Analisti Blerim Latifi, ka shkruar një status të gjatë për luftën në Ukainë, në shënimin e një vjetorit të agresionit rus. 

Latifi ka folur me vlerësim të lartë për rezistencën e popullit ukrainas dhe presidentit Zelensky ndaj pushtimit rus.

“Derisa breshëri i bombave ruse po binte mbi Kiev, bota pothuajse ishte e bindur se Ukraina do të gjunjëzohej shpejt para çizmes ruse. Kur ambasadori ukrainas në Berlin shkoi në zyrat e qeverisë gjermane për të kërkuar ndihmë, përgjigja që mori shprehte krejt thelbin e kësaj bindjeje: Nuk u duhet gjë ndihma jonë; për pak ditë ju do të merrni fund. Por kështu nuk mendonte populli ukrainas. Ai vendosi të rezistonte dhe presidenti Zelenski tha se do t'i printe luftës pa u lëkundur nga Kievi. Nuk dua ndihmë për të shpëtuar kokën time; dua armë dhe municione,- u tha ai amerikanëve”, ka thënë Latifi. 

Me tutje, ai ka thënë se bota duhet të mësojë si luftohet për liri dhe ka krahasuar presidentit ukrainas me heroin shqiptar, Skenderbeun, i cili kishte luftuar kundër Perandorisë Osmane. 

“Një ditë kur rusët ta heqin qafesh këtë farsë të carëve të dikurshëm, do ta mësojnë edhe të vërtetën se agresioni rus në Ukrainë ishte një ndër budallallëqet më të mëdha në historinë ruse. Mbase më i madhi. Ndërsa pjesa tjetër e botës do të mësoj nga populli ukrainas se si luftohet për liri, se si nuk duhet pasur frikë nga një tirani e armatosur, sado e madhe që të jetë ajo. Një mësim ky që Europa e kishte mësuar nga Zelenski i Shekullit XV, i cili quhej Gjergj Kastrioti- Skënderbeu", ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat