Zbulohet se një nga variantet më vdekjeprurëse e Covid-19, transmetohet edhe përmes qenve

Lajme

Zbulohet se një nga variantet më vdekjeprurëse e Covid-19, transmetohet edhe përmes qenve

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:29
Ilustrim

Një studim i fundit i bërë nga një ekip kërkimor i Koresë së Jugut, ka zbuluar se disa variane të Covid-19, përfshirë ai vdekjeprurësi Delta, mund të transmetohen edhe midis qenve.

Dihet se pandemia SARS-CoV-2 është nxitur kryesisht nga transmetimi prej njeriu te njeriu, megjithatë, infeksionet virale zoonotike nga kafshët te njerëzit janë raportuar në mbarë botën.

SipasThe Independent, studimi i përbashkët i udhëhequr nga profesor Song Dae-sub i Kolegjit të Mjekësisë Veterinare të Universitetit Kombëtar të Seulit dhe studiuesi Yoo Kwang-soo i Universitetit Kombëtar Jeonbuk, është i pari që ka zbuluar transmetimin midis qenve.

Bëhet e ditur se për këtë studim, ekipi ka infektuar përmes hundës me variantet Delta dhe Omicron, qentë Beagle, dhe pas 24 orësh, qentë e infektuar ishin mbajtur me qen të pa infektuar. Pas 10 ditësh, ata kishin marrë indet e mushkërive të qenve për ekzaminim histopatologjik dhe matje të ngarkesës virale, ku ishte mësuar se lezionet ishin njëlloj se te qentë e infektuar edhe te grupi tjetër. Ndërsa ishte zbuluar se viruset mund të përhapeshin edhe përmes rrjedhjes së hundës së qenve.

“Rezultatet tona tregojnë se qentë ishin të ndjeshëm ndaj infeksionit dhe mund t’i transmetonin të dy llojet e viruseve te qentë e tjerë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë,”- shkruhej në studimin e bërë.

Ndërkohë, një studim nga Qendra e Indisë për Biologjinë Qelizore dhe Molekulare vitin e kaluar ka zbuluar se ndërsa Omicron është një nga variantet më ngjitëse të virusit që ende nuk është shfaqur, Delta është ndër më vdekjeprurësit.

Lidhur me rezultatet, ekipi hulumtues ka sugjeruar që vaksinimet për kafshët shtëpiake duhet të konsiderohen në mënyrë aktive për të parandaluar infeksionin nga kafsha te njeriu.

Bëhet e ditur se ky studim është publikuar edhe nga Qendra e Shteteve të Bashkuara për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat