Matoshi për familjen Jashari: Rënia e tyre vepër arti

Lajme

Matoshi për familjen Jashari: Rënia e tyre vepër arti

Më: 5 mars 2023 Në ora: 13:09
Opinionisti Halil Matoshi

Opinionisti Halil Matoshi, ka përkujtuar 25 vjetorin e rënies së komandatit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.

Matoshi në Facebook ka shkruar se rënia e familjes së Jasharëve është “vepër arti”.

Shkrimi i tij:

Shpallja. Pesë marsi. Ata ishin ngjarje!

(Dita e parë në Prekaz)

Nëse liria e ka dimensionin e vet etik. Duhet me e mbrojtë me jetë.

Dhe nëse liria e ka edhe dimensionin e vet estetik. 

Duhet me e mbrojtë me vdekje!

“Shihni sa thmitë i kemi ktu. S’kemi ku i qojmë as kah shkojmë s’kemi

e s’luejm veni…”

Thotë Hamzë Jashari

Kur njaj diell qe shndrit e nuk nxe

Shtynë retë përmi Kosovë

Ata i buzëqeshen

Ashtin strall 

Udhën me ndriçue – me i marr n’gji fmijtë - me i nxe me hukamë 

Ngjizin ni kângë me gjak e vorre

E masanej presin me ardhë si brumi n’magje

Râmja e tyne vepër arti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat