Drecun pas daljes së dokumentit: Edhe nëse Serbia e pranon, Kosova nuk mund të anëtarësohen në OKB

Lajme

Drecun pas daljes së dokumentit: Edhe nëse Serbia e pranon, Kosova nuk mund të anëtarësohen në OKB

Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:03
Drecun

Në bazë të një dokumenti që thuhet të jetë nga aneksi për zbatimin e Nenit IV të Propozimit Evropian, Kosova duhet t’i marrë “miratim eksplicit” Rusisë dhe Kinës për të aplikuar për anëtarësim në OKB. Çka thotë Drecuni? 

Në bazë të dokumentit në fjalë, madje kërkohet nga Kosova që të bëjë edhe gjest simbolik drejtuar Moskës dhe Pekinit megjithëse nuk specifikohet çka. Të dërgohen lule? Përveç kësaj, Kosovës i kërkohet që të marrë parasysh edhe ndjeshmërinë e Serbinë në lidhje me çështjen, përcjell Kosovo-Online.

Drecun e shprehu qëndrimin e tij për këtë çështje gjatë ditës së sotme. 

“Ata (Kosova) e kanë të qartë se nuk mund të anëtarësohen në OKB, kështu ka thënë i ashtuquajturi ambasador amerikan në Prishtinë. Domethënë, edhe nëse Serbia do të pranonte që ata të mund të aplikonin për anëtarësim, kjo nuk do të kalonte për shkak të Rusisë...” – u shpreh z. Drecun. 

Ai përsëriti qëndrimin se Serbia me asnjë çmim nuk do të pranonte Kosovën në OKB. 

Këtë qëndrim e kishte pasur edhe presidenti serb Vuçiq, çka kishte nxitur reagimin e ashpër nga kryeministri ynë Albin Kurti duke deklaruar se “kjo do të përbënte shkelje të Nenit 4 të Propozimit Evropian”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat