Anija luftarake italiane mbërrin në Durrës, bart mjete ushtarake që destinacion kanë Kosovën

Lajme

Anija luftarake italiane mbërrin në Durrës, bart mjete ushtarake që destinacion kanë Kosovën

Më: 7 mars 2023 Në ora: 23:56
Foto ilustrim

Porti i Durrësit gjatë ditës së sotme ka mirëpritur anijen ushtarake italiane “San Marco”.

Anija logjistike luftarake, e gjatë 136 metra dhe e gjerë 26, mund të mbajë edhe mjete fluturuese, kryesisht helikopterë, si dhe të paktën 350 ushtarë.

Anija i përket klasit “San Giorgio”, e përbërë nga 3 anije, “San Giorgio”, “San Marco” dhe “San Giusto”, të specializuara në operacionet e uljes së avionëve luftarakë.

Sipas A2cnn, anija në fjalë po mbante disa mjete ushtarake të KFOR-it që kanë si destinacion final Kosovën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat