Koci: Deodorantët e femrave janë më të shtrenjtë se të meshkujve

Lajme

Koci: Deodorantët e femrave janë më të shtrenjtë se të meshkujve

Më: 8 mars 2023 Në ora: 21:39
Arianit Koci

Çdo vit më 8 Mars, festohet Dita Ndërkombëtare e Gruas, për të përkujtuar dhe nderuar arritjet e grave, për të rritur ndërgjegjësimin për pabarazitë gjinore dhe diskriminimin, si dhe për të promovuar mbështetjen globale për gratë.

Avokati Arianit Koci derisa foli për gratë, përballë dhunës dhe shtypjes gjinore tha se ka shumë raste kur gratë janë më të pabarabarta sesa burrat.

Koci listoi disa raste kur gruaja është më e pabarabartë sesa burri, duke filluar nga çmimi i produkteve higjienike.

“Sa është ma e pabarabartë femra sesa mashkulli, deodorantët e femrave janë më të shtrenjtë se të meshkujve”, tha Koci.

Ai tutje ka përmendur se edhe veturat që vajzat ngasin janë të vogla e të lira.

Në aksidente komunikacione, viktima ma shumë janë femra sesa meshkuj, për shkak që të gjitha mjetet e sigurisë, duke filluar prej rrypave, dizajnohen kur bëhen testet bëhen në trup të mashkullit dhe kur hin trupi i femrës nuk e runë si mashkullin. Femrat gjithmonë i grahin kerreve më të vogla e më të lira”, tha Koci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat