Brnabiq: Sot liderët botërorë thonë se marrëveshja s’ka njohje të Kosovës, kjo falë Vuçiqit

Lajme

Brnabiq: Sot liderët botërorë thonë se marrëveshja s’ka njohje të Kosovës, kjo falë Vuçiqit

Më: 12 mars 2023 Në ora: 12:17
Ana Brnabiq

Po të mos kishte qenë për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, marrëveshja me Kosovën “do të kishte qenë ndryshe”, tha kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

“Sepse ai e vendosi temën në agjendë dhe luftoi për gjëra që mendoheshin të ishin të pamundshme. Sot liderët botërorë dalin thonë ‘nuk është njohje e Kosovës’ por është ‘normalizim’”, ka thënë ajo për Tv Prva.

Brnabiq tha se “Serbia po e paguan çmimim e politikës së pavarur” derisa foli për mosvendosjes e sanksioneve ndaj Federatës Ruse.

Megjithatë, sipas saj, edhe po qe se Serbia do t’i kishte vendosur sanksione ndaj Federatës Ruse, “marrëveshja me Kosovën nuk do të kishte qenë më ndryshe” nga plan-propozimi i BE’së i publikuar mbrëmjen e 27 shkurtit.

“A na kushton mos vendosja e sanksioneve, po dhe Serbia po e paguan atë çmim. Por marrëveshja nuk do të ishte një grimë ndryshe, kjo nuk ka të bëjë me të”, tha ajo.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u tregua i sinqertë kur u shpjegoi qytetarëve. Ne paguajmë një çmim të caktuar sepse kemi mundur të marrim një çmim më të mirë për obligacionet qeveritare, kredi më të favorshme, më shumë investime”, tha Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat