Sheshel: Na ofruan perla për Kosovën - Duan të na mashtrojnë si indianët

Lajme

Sheshel: Na ofruan perla për Kosovën - Duan të na mashtrojnë si indianët

Nga: F.B. Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:33
Vojslav Sheshel

Lideri i radikal serb Sheshel sipas “Novosti” i ka tërhequr vërejtjen zyrtarëve serbe në mashtrimin e perëndimorëve "Duan të na mashtrojnë sikur i mashtruan indianët”, transmeton “Bota Sot”.

Sheshel theksoi se na ofruan perla xhami për Kosovën, ashtu sikur indianëve që u patën ofruar ari, ka thënë kreu i Partisë Radikale Serbe, Sheshel.

Ai shtoi se “Serbia nuk guxon të pranoj në një mashtrim edhe shaka të atillë të perëndimit”.

“Nëse të gjithë në perëndim pranuan se prioritet është formimi i asociacionit të komunave serbe, nuk mund të na shohin për të madhe se po insistojmë në formimin e tij – kjo është poenta bazë” tha Sheshel në emisionin “Fokus” në TV B92.

Kreu i Partisë Radikale ka deklaruar se nuk “dëshiron të hyj në valle” me tradhtarët serb, sikur se nuk pat hyrë as në kohën e Millosheviqit.

“Ne përherë primare dhe synim kryesor kishim ruajtjen dhe mbrojtjen e interesave kombëtare” tha Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat