Vuçiq: Serbia përbën 50 për qind të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në lidhje me Kosovën

Lajme

Vuçiq: Serbia përbën 50 për qind të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, nuk planifikoj të nënshkruaj asgjë në lidhje me Kosovën

Më: 17 mars 2023 Në ora: 14:39
Aleksandar Vuçiq

Një tjetër fjalim për publikun e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilin e “ka mbajtur” mbrëmë, është përcjellë edhe nga mediat rajonale.

Kështu, Klix.ba në artikullin “Vuçiq po dramatizon sërish: Duan të më qëllojnë publikisht, nuk do të firmos asgjë” ka përcjellë fjalët e presidentit serb se Serbia ende nuk ka marrë një draft se çfarë dëshiron BE-ja për këtë çështje të Kosovës..

“Presidenti i Serbisë deklaroi se në Ohër nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë ditë fatale dhe se nuk ka problem në atë që po nënshkruhet, por të gjithë shpresojnë që ai të nënshkruajë”, ka shkruar ndër të tjera portali Klix.ba.

Ky portal i Sarajevës është marrë edhe me ngjarjen e sotme nga Serbia në lidhje me Aleksandar Vuçiqin.

Jutarnji list kroate ka raportuar edhe deklaratën e Vuçiqit se Serbia përbën 50 për qind të ekonomisë së Ballkanit Perëndimor, si dhe se ai nuk planifikon të nënshkruajë asgjë në lidhje me Kosovën.

“Vuçiq thotë gjithashtu se Serbia ka politikën e saj. Po, jemi në rrugën evropiane, por nuk pajtohemi për gjithçka”, transmeton Jutarnji list.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat