Vuçiq takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Lajme

Vuçiq takon kryeministrin e Maqedonisë së Veriut

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:58
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi në Ohër kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Takimi u zhvillua në prag të bisedimeve të Vuçiqit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një postim në Instagram, Vuçiq e falënderoi Kovaçevskin për mikpritje dhe dëshirën e tij “për të kontribuar në vazhdimin konstruktiv të dialogut”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës Albin Kurti ka thënë se në Ohër është optimist dhe i vëmendshëm dhe se atje do të bëjë më të mirën në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat