Bërnabiq, pas bisedimeve në Ohër: Është e qartë se Asociacioni duhet të formohet

Lajme

Bërnabiq, pas bisedimeve në Ohër: Është e qartë se Asociacioni duhet të formohet

Më: 19 mars 2023 Në ora: 13:46
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha pas bisedimeve në Ohër, se është e qartë se Asociacioni do të duhet të formohet.

Ajo tha se kjo është pika e parë e të gjitha marrëveshjeve të mëtutjeshme implementuese.

Ndër të tjera, Bërnabiq për Tanjug tha se “është plotësisht e qartë se kjo do të duhet të bëhet në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në vitin 2013 dhe 2015”.

Bërnabiq deklaroi se krijimi i një asociacioni të tillë do të jetë rezultat i punës, dhe luftës së presidentit serb,  Aleksandar Vuçiq, 10 vjet më parë dhe gjatë dekadës së kaluar si dhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat