Daçiq pas marrëveshjes në Ohër: Asociacioni është arritja më e madhe e Serbisë pas vitit 1999

Lajme

Daçiq pas marrëveshjes në Ohër: Asociacioni është arritja më e madhe e Serbisë pas vitit 1999

Më: 20 mars 2023 Në ora: 06:19
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka folur për takimin e Ohrit ku ka thënë se Serbia ka bërë arritjen më të madhe pas vitit 1999, duke marrë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Nuk kemi bërë asgjë në dëmin tonë, kemi marrë Bashkimin e Komunave Serbe, pra bëhet pasuri ligjore e BE-së”, ka thënë Daçiq duke shtuar se “Asociacioni i Komunave me shumicë serbe ishte arritja më e madhe e arritur pas vitit 1999”.

Më tej kryediplomati serbe ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka arritur t’i mbroj interesat e kombëtare të Serbisë në raport me kryeministrin Albin Kurti, gjatë bisedimeve në Ohër.

“Kishte rrezik që Serbia të akuzohej për kolapsin e dialogut. Tashmë që është hedhur vija, nuk ka asnjë arsye të vetme për të mos thënë se kemi arritur të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore me politikën e urtë dhe burrështetare të Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Daçiqi për TV pink.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat