Mehaj: 2023, vit i ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme

Mehaj: 2023, vit i ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 20 mars 2023 Në ora: 17:20
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehahaj ka thënë se ky vit do të jetë vit i ristrukturimit të Ministrisë së Mbrojtjes, andaj siç tha ai, në një takim me Institutin për Qeverisje të Sigurisë (ISG), kanë diskutuar për mënyrat se si mund të rrisin efikasitetin në punë, të ngrisin nivelin e koordinimit ndërmjet akterëve institucional dhe të eliminojnë çdo pengesë duke risistemuar personat e duhur në pozitat e duhura.

“E përveç kësaj temë diskutimi ishte Strategjia e Mbrojtës dhe koncepti për Komponentën Rezervë, si dy dokumente tejet të rëndësishme në aspektin strategjik, ngase Forca e Sigurisë së Kosovës do të rritet në vazhdimësi për të siguruar mbrojtje jo vetëm për qytetarët tanë,

por gjithashtu për të ofruar mbështetjen tonë aktive në çdo mision të NATO-s, përkrah aleatëve tanë strategjik me të cilën ndajmë të njëjtat vlera e të njëjtin mision”, ka thënë Mehaj.

Tutje ka thënë ai se korrektësia, shpërndarja e barabartë e punëve dhe ndjenja e përgjegjësisë ndaj vendit janë parime që duhet shoqëruar çdo ditë pune për shkak të obligimit që kemi për sakrificën e paraardhësve dhe gjeneratat që do vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat