“Del në shesh” ideatorja e dorëshkrimit që u publikua në faqen zyrtare të Kompanisë së Ujësjellësit

Lajme

“Del në shesh” ideatorja e dorëshkrimit që u publikua në faqen zyrtare të Kompanisë së Ujësjellësit

Më: 24 mars 2023 Në ora: 20:31
Dorëshkrimi që u publikua në faqen zyrtare të Kompanisë së Ujësjellësit

Ditë më parë në mediat vendore ka bërë bujë lajmi se në faqen zyrtare të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” është publikuar një dorëshkrim.

Sot në po të njëjtën llogari në rrjetin social Facebook është publikuar një foto tjetër, sipër të cilës është dhënë një shpjegim për dorëshkrimin.

“Të dashur konsumatorë, une Arieta Mjeku Azizi, punëtore e KRU” Prishtina” jam ideatorja e dorëshkrimit. Bëra diçka shumë shumë të vogël, por gjërat e vogla dinë që në momente të caktuara të bëhen të mëdha e ndonjëherë edhe mrekulli, jo çdoherë gjërat e mëdha janë me vlerë.

Faleminderit të gjithë gazetarëve, analistëve, ekspertëve të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, komentuesve tanë, sepse pa ju ne nuk e dimë se ku po çalojmë”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat