Emocionuese: Halil Kastrati shkon në xhami dhe i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit

Lajme

Emocionuese: Halil Kastrati shkon në xhami dhe i dhuron banesë jetimit që thërret ezanin, xhemati nuk i mban lotët e gëzimit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 14:23
Halil Kastrati dhe fëmiu

Humanisti i madh shqiptar, Halil Kastrati, po vazhdon ndihmën ndaj familjeve nevojtare.

Kësaj here, hoxha ka zgjedhur ta gëzojë një jetim.

Kastrati e mori fjalen dhe e kërkoi një djalosh i cili shpesh e thërret ezanin në këtë xhami.

10 vjeçari jetim u paraqit ndërsa hoxha e befasoi me një dhuratë, banesë në qytetin e Ferizaj.

Ky moment krijojë emocione të veçanta edhe tek xhemati të cilët nuk i mbanin lotët nga gëzimi.

Postimi i plotë nga Kastrati:

Shumë prekëse dhe emocionuese!

Në Tribunën e organizuar nga Xhamia e madhe në Ferizaj, një jetim 10 vjeçare bashkë me nenën dhe motrën e tij bëhet me banesë të re

Kur të gëzohet jetimi gëzohet edhe Zoti

Zoti ju gëzoftë dhe kurrë mos ju humbtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat