Pak ditë para fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Serbia me dokumentar për Shtëpinë e Verdhë

Lajme

Pak ditë para fillimit të gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së, Serbia me dokumentar për Shtëpinë e Verdhë

Më: 28 mars 2023 Në ora: 21:46
Hashim Thaçi dhe Shtëpia e Verdhë pas tij

Radio Televizioni i Serbisë ditë më parë ka publikuar një dokumentar propagandues për të ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë dhe krimet gjoja të shqiptarëve.

Dokumentari flet se si jo të gjithë serbët që u dërguan në Shqipëri kanë përfunduar si viktima të trafikimit të organave, por që siç thuhet në dokumentar disa prej tyre u vranë në një kamp pastaj nga Kosova ata u dërguan për në Shqipëri.

E, disa serbë të tjerë siç thuhet në dokumentarin propagandues të televizionit shtetëror serb, RTS u dërguan nga një shtëpi private në Shqipëri, ku u bënë analiza të shumta gjaku dhe ekzaminime me ultratinguj.

Heqja e organeve është kryer në klinikën në Fushë Krujë, e cila ndodhet në afërsi të aeroportit të Tiranës, pretendon ky dokumentar.

Në “shtëpinë e verdhë”, e cila ndodhet në pjesën qendrore të Shqipërisë, pranë qytetit të Burrelit, u krye përzgjedhja e të burgosurve dhe analizat e shumta biokimike të gjakut për të përcaktuar përputhshmërinë e marrësit dhe të “dhuruesit të detyruar” të veshkave.

Sipas njohurive të Dick Marty-t, gjithçka kishte të bënte me organet njerëzore siç janë veshkat.

Ndërsa, organet e tjera nuk ishin të përshtatshme.

“Një veshkë mund të mbijetojë jashtë trupit për 24 orë, ndërsa zemra, për shembull, mund të mbijetojë vetëm për katër orë.”, thuhet në dokumenatrin propagandues serb.

Nuk mjafton me kaq, serbët shkojnë edhe përtej detajeve tjera duke përmendur se si serbët e burgosur pasi u vranë, atyre u janë hequr veshkat përmes operacioneve kirurgjikale.

Pas kësaj ndërhyrje, organet e tyre u transferuan me avion në një vend tjetër ku veshka transplantohej një marrësi që më së shpeshti nuk kishte njohuri për origjinën e organit.

Gazetarët hulumtues zbuluan kinse krimet e UÇK-së

Dokumentari propagandues serb është rezultat i kinse “bisedave të shumta me gazetarë të cilët siç thuhet “zbuluan” historinë e trafikimit të organave në vitin 2002 dhe që gjetën ish-anëtarë të UÇK-së.

Sllađana Zaric, autore e filmit dokumentar “Dosja e Kosovës – Shtëpia e Verdhë”: “Filmi dokumentar është realizuar në bazë të hulumtimeve dhe bisedave të shumta me gazetarë që zbuluan historinë e trafikimit të organeve në vitin 2002 dhe që gjetën ish-anëtarë të UÇK-ja, dëshmitarë, të cilët ishin të përfshirë drejtpërdrejt në transportimin e të burgosurve nga Kosova në Shqipëri.

RTS pretendon se informatat e marra nga ekipi i televizionit janë konfirmuar edhe në një bisedë me anëtarin e atëhershëm të UNMIK-ut, i cili ishte përgjegjës për personat e pagjetur në Kosovë.

Në film flet koloneli francez, Jacques Haugar, i cili atëherë ishte komandant i njësive speciale të KFOR-it francez dhe që u largua nga ushtria franceze pas asaj që pa ato ditë në Kosovë.

Peshkopi Jovan Ćulibrk, i cili në atë kohë ishte hieromonk në Patriarkanën e Pejës, dëshmoi për ngjarjet gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit 1999.

Në film flasin edhe anëtarë të shumtë të familjeve të të zhdukurve, të cilët përshkruajnë traumën dhe agoninë e tmerrshme që kanë kaluar.

Në ditën kur pritet të nis gjykimi ndaj ndaj ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, më 3 prill edhe do të protestohet në Prishtinë e në Hagë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat