Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e një serbi, avokati thotë se "u arrestua gabimisht" e tash u lirua

Lajme

Policia e Kosovës njoftoi për arrestimin e një serbi, avokati thotë se "u arrestua gabimisht" e tash u lirua

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:10
Dejan Vasiq

Gjatë ditës së djeshme një ish-polic serb i quajtur Miljan Jovanoviq, u arrestua në vendkalimin kufitar në Jarinje. Për të njëjtin, avokati i tij, Dejan Vasiq po thotë se është liruar pasi u arestua gabim.

Vasiq, siç citohet nga medium serb Kosovo-Online, ka deklaruar se klienti i tij është arrestuar “për shkak të një gabimi teknik”.

“Arrestimi i z. Jovanoviq dhe para kësaj arrestimi dhe ndjekja penale e Sllagjan Trajkoviqit, i cili ka qenë edhe pjesëtar i Policisë së Kosovës, për krime lufte dhe arrestimi i Dejan Pantiqit, përveç familjes Jovanoviq, ka mërzitur edhe familjet e të gjithë ish-policët e Kosovës si dhe qytetarët në veri të Kosovës.” – raportohet të ketë thënë ai.

Në fund, avokati citohet të ketë shprehur mirënjohjen dhe efikasitetin e Prokurorisë Speciale në “eliminimin e gabimeve dhe problemeve”.

Ndërkohë, në lidhje me këto deklarata media ka kontaktuar edhe policinë e Kosovës, por deri në këto momente nuk kemi marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat