Rafuna pritet nga Pendarovski, e informon për punën e “CIF”

Lajme

Rafuna pritet nga Pendarovski, e informon për punën e “CIF”

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:07
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, në cilësinë e kryesuesit të Bordit të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor, u prit sot nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Rafuna, siç u bë e ditur në komunikatë, e falënderoi presidentin Pendarovski për pritjen dhe për gatishmërinë për të bashkëbiseduar me odat ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Si Forum i Odave Ekonomike të Rajonit, jemi të angazhuar që të gjejmë zgjidhje për problemet konkrete me të cilat ballafaqohen bizneset e vendeve tona, duke filluar nga barrierat që pengojnë shkëmbimin më të lehtë e më të shpejtë në mes vendeve tona”, u shpreh Rafuna.

Ndërsa, presidenti Pendarovski ofroi mbështetje për iniciativat për të përmirësuar ambientin e të bërit biznes në rajon.

Rafuna ishte i shoqëruar nga anëtarët e Bordit që përbëhet nga kryetarët e Dhomave ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Forumi Investiv i Odave të Ballkanit Perëndimor është institucion i themeluar nga Odat e rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ka për qëllim që të përgatisë ekonomitë e rajonit për tregun e përbashkët evropian. Kosova ka marrë kryesimin e radhës së Bordit Menaxhues të Forumit në shkurt të këtij viti. Bordi i Forumit ka mbajtur takimin e radhës, në Shkup, Maqedoni e Veriut, më 29 mars 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat