Blinken e godet rëndë Milorad Dodikun: Ai është në rrugën e autoritarizmit të Vladimir Putin

Lajme

Blinken e godet rëndë Milorad Dodikun: Ai është në rrugën e autoritarizmit të Vladimir Putin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:56
Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, e ka goditur presidentin e Republikës Srpska, Millorad Dodik, duke thënë se ai është në rrugën e Putinit.

Në një status në rrjetin social Twitter, Blinken ka kritikuar sulmet e Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore ndaj qytetarëve në Republikën Srpska të Bosnje e Hercegovinës.

“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit, përfaqësuar nga Ambasadori Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”, shkroi Sekretari Blinken.

Retorika për largim të RS-së nga Bosnja e përdorur nga Dodik në qeverisjen e tij ka ngritur shumë tensionet etnike në këtë shtet.

Së fundi, një çift i të moshuarve boshnjakë ishin rrahur brutalisht nga huliganë serbë në shtëpinë tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat