Biznesmeni Burim Piraj mban premtimin, shpërblen me 1 mijë euro punëtorin që u bë prind

Lajme

Biznesmeni Burim Piraj mban premtimin, shpërblen me 1 mijë euro punëtorin që u bë prind

Më: 31 mars 2023 Në ora: 13:35
Burim Piraj

Biznesmeni i njohur Burim Piraj, ka mbajtur premtimin e dhënë para disa muajsh se do të shpërblejë me 1 mijë euro çdo punëtor të kompanisë së tij që bëhet prind.

Piraj ka njoftuar se njëri nga punëtorët e tij është bërë prind dhe ka marrë si shpërblim shumën e premtuar.

Postimi i plotë i Pirajt:

Me kënaqësinë më të madhe ia urojmë lindjen e djalit komercialistit tonë Rinor Abazi i dëshirojmë shumë shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur të birit të tij.

Njëherë Rinori u bë i punësuari i parë në MEKA Halal Food që iu nda subvencioni i premtuar prej 1000 EURO-ve për lindje!

Shpresojmë të kemi shumë më shumë në të ardhmen këso lajme të bukura!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat