Fitorja e Jakov Milatoviq në Mal të Zi, dikush festoi edhe duke ngritur tre gishta dhe duke i kënduar Kosovës

Lajme

Fitorja e Jakov Milatoviq në Mal të Zi, dikush festoi edhe duke ngritur tre gishta dhe duke i kënduar Kosovës

Më: 3 prill 2023 Në ora: 06:55
Pamje nga Mali i Zi

Para selisë së partisë, kandidati i së cilës ka fituar zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, ka pasur një festë.

Festa ka ardhur pas publikimit të rezultateve preliminare, sipas të cilave, Jakov Milatoviq ka dalë fitues në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, të tubuarit mbanin edhe flamuj të Serbisë ndërsa këndonin “Gëzohu popull serb”, “Kosova është Serbi”, dhe “Mali i Zi dhe Serbia, kjo është një familje”.

Dhe po sipas tyre, është një festë pothuajse në të gjitha qytetet malazeze – Podgoricë, Tivat, Kolashin, Nikshiq, Bijelo Polje…

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, kundërkandidati i presidentit të deritanishëm të Malit të Zi ka fituar shumicën e votave, në raundin e dytë tëzgjedhjeve.

Jakov Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave në raport me presidentin e deritanishëm Milo Gjukanoviq që ka fituar pjesën tjetër, përkatësisht 40 për qind të votave.

Sipas mediave vendase, të drejtë vote në zgjedhjet presidenciale patën 542.154 qytetarë. Deri në orën 20:00, kishin votuar 70.7% ose rreth 383,300 votues.

Ndërkohë një reagim ka ardhur edhe nga deri tani presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili ka pranuar humbjen nga kundërkandidati i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat