Përplasjet me Kosovën, Vuçiq “thumbon” gazetarët serbë: Mos prisni një Ukrainë të dytë, do bëj gjithçka për të shmangur konfliktin

Lajme

Përplasjet me Kosovën, Vuçiq “thumbon” gazetarët serbë: Mos prisni një Ukrainë të dytë, do bëj gjithçka për të shmangur konfliktin

Më: 3 prill 2023 Në ora: 08:16
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka folur për dialogun me Kosovën gjatë takimit në Itali me Edi Ramën dhe kryeministrin maqedonas.

Gazetarët serbë e pyetën për ngërçin e politikës së jashtme në Kosovë. Vuçiç u shpreh se nuk ka arsye që ta shohim me pikëpamje agresive procesin e normalizimit të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

Ai u shpreh se nuk mund të ketë një Ukrainë të dytë në Ballkan.

“Po, ne nuk biem dakord për një sërë çështjesh sidomos për këtë. Por, unë nuk qortoj Edin, se ai nuk e bën këtë me mua. Ne mund të përgënjeshtrojmë veprimet e njëri-tjetrit por ‘s’bëjmë përplasje për bashkëpunim. Ekonomia është themeli real. Jam krenar që shqiptarët ndihen të sigurt, të siguruar dhe mjaft të mirëpritur. Është e njëjta gjë kur serbët ikin në Shqipëri. Po mirë, çfarë do bëjmë? Të zihemi, të bëjmë një Ukrainë tjetër apo çfarë?

Shoh se ka shumë njerëz që presin të shohin një përplasje të madhe? Çfarë kërkoni nga ne? Do bëj maksimumin tim për ta shmangur, edhe Edi po bën të njëjtën gjë. Është e lehtë të flasësh, ne i dimë dallimet tona dhe jetojmë me to. Besoj në miqësinë e ardhshme në qytetarët shqiptar dhe serbë”, tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat