Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Maqedonia e Veriut: Thaçi dhe të tjerët janë lavdia e kombit

Lajme

Ish-pjesëtari i UÇK-së nga Maqedonia e Veriut: Thaçi dhe të tjerët janë lavdia e kombit

Më: 3 prill 2023 Në ora: 12:52
Izmi Nura

Në protestën e sotme në Hagë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë i pranishëm ishte edhe ish-pjesëtari i saj nga Maqedonia e Veriut, Izmi Nura.

Ai ka thënë se përmes protestës së sotme synojnë t’i tregojnë botës që ish-luftëtarët që sot kanë dalë para trupit gjykues janë persona që i kanë dhënë lavdi kombit shqiptar.

“Motra e vëllezër, ne jemi këtu që të deklarojmë botërisht se luftëtarët e ndaluar në Hagë, te cilët sot kanë kaluar para trupit gjykues, duke u akuzuar për krime lufte, janë çlirimtarë, janë luftëtarë të lirisë, janë luftëtarë, të cilët kombit shqiptar i kanë dhënë lavdi me luftën e tyre. Ata janë lavdia e UÇK-së dhe kjo kurrë nuk do të ndryshojë.

Sepse ata do ta fitojnë pafajësinë, ata do të kthehen triumfatorë, pavarësisht përpjekjeve të Serbisë e atyre që e mbështesin për të na e njollosur historinë e Luftës Çlirimtare të Kosovës, ajo mbetet një faqe e lavdishme e historisë kombëtare”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat