Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia, Specialja u krijua nga fantazia e shthurur me trafik organesh

Lajme

Rama: UÇK s’mposhtet nga padrejtësia, Specialja u krijua nga fantazia e shthurur me trafik organesh

Më: 4 prill 2023 Në ora: 16:21
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama- ish presidenti Hashim Thaci

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas fjalës së ish-presidentit Hashim Thaçi të thënë sot para trupit gjykues në Hagë lidhur me akuzat për trafik organesh të Dick Martyt dhe “Shtëpinë e Verdhë”

Rama thënë se akuza për trafik organesh është një çorbë e shpifur mbi të cilën është ngritur edhe Gjykata Speciale.

“ SIGURISHT QË PO! Por prapëseprapë është aq e pagëlltitshme një çorbë kaq e shpifur, kur i sheh ata që e udhëhoqën luftën çlirimtare të një populli të shtypur egërsisht, të akuzohen si kriminelë lufte nga një organ i krijuar mbi bazën e fantazive të shthurrura me trafik organesh! MEGJITHATË UÇK NUK DO TË MUNDET NGA PADREJTËSIA🦅”, ka shkruar Rama mbi një citat të Hashim Thaçit.

Ish-presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar sot para trupit gjykues se “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë dhe s’ka pasur asnjëherë trafik organesh

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat