Ambasadori i BE-së në Beograd: Bislimi e Petkoviqi në rend të parë sot e kanë Asociacionin

Lajme

Ambasadori i BE-së në Beograd: Bislimi e Petkoviqi në rend të parë sot e kanë Asociacionin

Më: 4 prill 2023 Në ora: 18:37
Emmanuel Giaufret

Takimi i sotëm në nivel kryenegociatorësh në Bruksel “është tejet i rëndësishëm”, tha Shefi i Zyrës së BE’së në Beograd, Emmanuel Giaufret. Esenca e këtij takimi, siç tha ai, është hartimi i listës së oblimeve “të cilat duhet implementuar menjëherë”.

“Njëra nga çështjet më të rëndësishme” është Asociacioni i Komunave [të banuara me shumicë] Serbe, potencoi diplomati evropian. “Dhe kjo do të jetë një prej prioriteteve të negociatorëve”.

“Tashmë e tëra zihet në zbatimin e marrëveshjes së re dhe atyreve të vjetra, prandaj ky takim është edhe tejet i rëndësishëm”, tha Giaufret siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës.

Në lidhje me Asociacionin, ambasadori evropian tha se “duhet bërë komproimise të dyja palët”. “Ne duam që Asociacioni të diskutohet, por edhe duam që ajo të vendoset në praktikë. Sigurisht, kjo do të jetë prioritete i bisedimeve sot”. Për Serbinë, ai tha se “sa më shpejtë” që i zbaton pikat e marrëveshjes në Bruksel dhe Ohër “aq më shumë i afrohet i BE-së”.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, aktualisht është duke zhvilluar takim trilateral në nivel kryenegociatorësh mes Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Paraprakisht Lajçak u takua edhe Këshilltarin e Lartë të Departamentit amerikan të Shtetit Derek Chollet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat