Zv/kryeministri i Serbisë: Nuk pres shumë nga Haga, do të ketë vetëm shpërlarje figurash si më parë

Lajme

Zv/kryeministri i Serbisë: Nuk pres shumë nga Haga, do të ketë vetëm shpërlarje figurash si më parë

Më: 4 prill 2023 Në ora: 19:12
Ana Brnabiq dhe Millosh Vuçeviq

Duke folur për procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara të Hagës, zv/kryeministri serb Millosh Vuçeviq, i cili merr mandatin e kryeministrit në rotacion me Ana Brnabiqin pas 2 vitesh mandati nga kjo e funda, thotë se nuk ka pritshmëri se do të ketë dënime të të akuzuarve.

Sipas tij, do të jetë njëjtë me gjyqet e mëhershme ndaj liderëve tjerë shqiptarë.

“Nuk kam pritshmëri të mëdha nga ky gjyq.

Ne e kemi parë si kanë shkuar ato më herët me liderët tjerë shqiptarë, e lëre më me terroristë, si dolën para gjyqeve, dhe sikur përmes një maqineje shpërlarëse, iu lanë rezymet dhe i rikthyen të dëshmuar të pafajshëm në jetën politike dhe publike të Kosovës”, ka thënë ai në B92.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat