Gazetarja del me deklaratën e papritur: Fjalimi i Jakup Krasniqit ishte patetik dhe hipokrit

Lajme

Gazetarja del me deklaratën e papritur: Fjalimi i Jakup Krasniqit ishte patetik dhe hipokrit

Më: 5 prill 2023 Në ora: 23:56
Jakup Krasniqi

Gazetarja Alba Alishani deklaroi në “Now me Erla Mëhillin” se fjalimi i Jakup Krasniqit në Hagë iu duk patetik, hipokrit dhe i pavërtetë. Sipas saj, dëshmia e Krasniqit po përdoret pa takt në një moment shumë delikat për Kosovën dhe integritetin e UÇK-së.

“Fjalimi i zotit Krasniqi ishte hipokrit, ishte patetik dhe ishte i pavërtetë. Ai pretendoi që nuk do duhen përdorur qëndrimet e tij publike, pretendoi që librat të cilët i ka shkruar nuk do duhen përdorur dhe se janë keqpërdorur nga akuza.

Ai thotë që në mesin e tyre paska pasur sajesa. Flet për propagandë që do të rriste respektin dhe autoritetin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Propaganda në shekullin 20 përkufizohej si një mendësi manipuluese për të prezantuar diçka që nuk është për përfitime të caktuara, pra të manipulosh disi.

Zoti Krasniqi, fare me pakujdesi e përdor sot në një moment kaq delikat nominalisht për veten, individualisht për të, për Kosovën, për integritetin e UÇK-së, termin propagandë dhe mospërdorje e librave që ka shkruar vetë,” – u shpreh Alishani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat