Përplasje virtuale: Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje e quan “ortak të kriminelëve të veriut” Berat Buzhalën

Lajme

Përplasje virtuale: Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje e quan “ortak të kriminelëve të veriut” Berat Buzhalën

Më: 6 prill 2023 Në ora: 20:18
Berat Buzhala dhe Arlind Manxhuka

Një përplasje virtuale ka ndodhur mes zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe gazetarit Berat Buzhala në rrjetin social “Facebook”.

Shkak për këtë u bë deklarata e shefit të deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi në Kuvendin e Kosovës ku u shpreh se në qeverinë Kurti ka ndodhur rekord i importit nga Serbia.

Lidhur me këtë reagoi zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka i cili tha se në kohën e qeverisë së Isa Mustafës importi nga Serbia ka qenë më i madh.

Arben Gashi bëri një gënjeshtër në Kuvendin e Kosovës mbi importin e mallrave nga Serbia. Në kohën e qeverisjes PDK-LDK, me kryeministër Isa Mustafën është rekordi i importeve nga Serbia. Në vitin 2017 sipas të dhëva zyrtare vlera e importit nga Serbia ishte 449.3 milionë euro.”, tha Manxhuka.

Kësaj i ka reaguar gazetari Buzhala i cili tha se nga ideja për reciprocitet me Serbinë në “çështje javësh”, arsyetimi ka arritur në idenë se në qeverinë e Mustafës ka pasur më shumë import.

“Do me thane, brenda dy vitesh kemi kaluar prej “eshte ceshtje javesh, e jo muajsh, kur do t’i ndalim te gjitha importet e Serbise brenda” te “ne kohen e Isa Mustafes eshte importuar me shume nga Serbia”. Tash, do te thote, keta jane kah krahasohen me ata tjeret, ama paten ardhe ne pushtet tuj thane se jane krejt ndryshe prej atyne tjereve. Dallimi ne mes ketyne dhe atyne eshte disa miliona ma pak import nga Serbia. Brao.”, shkroi Buzhala.

Kjo duket se i ka penguar fort Manxhukës i cili e ka quajtur “ortak të Zvonko Veselinoviqit” Buzhalën, derisa i ka dhënë edhe mbiemra të tjerë si “votuesi i Zajednicës 2013”, “votuesi i ndryshimit kushtetues që i parapriu Gjykatës Speciale”, e “shërbëtori i Grenellit”.

Manxhuka ka thënë se Buzhala është i fundit në rendin e atyre që mund të flasin për reciprocitetin, duke e quajtur “ortaku i kriminelëve të veriut”.

“Ortaku i gurëthyesit me zvonko veslinoviqët në veri, votuesi i Zajednicës 2013, votuesi i ndryshimit kushtetues që i parapriu Gjykatës Speciale, shërbëtori i Grenellit që insistim kryesor e kishte heqjen e Reciprocitetit me Serbinë, paska shpërndarë grafin tim mbi rekordin e importit nga Serbia. Së pari, grafi ishte demant ndaj asaj çka shefi i grupit parlamentar të LDK-së deklaroi, që është e pavërtetë, së dyti, edhe me mbylljen e rrugëve ilegale në veri asesi askush nuk mund ta thejë rekordin e importeve të tyre nga Serbia. Por, nëse ka një rend se kush mund e kush jo të na flasi për reciprocitet me Serbinë apo gjëra të tilla, ai pa dyshim është ortaku i kriminelëve të veriut që sot e asaj dite luftojnë sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës. Ndoshta duhet ta kuptojmë. Është në kohën e ciklit të hedhjes së lotëve të krokodilit.”, ka shkruar Manxhuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat