Emocionuese – shpërthen në lot nëna vetushqyese nga Peja pasi Halil Kastrati i dhuron banesë live

Lajme

Emocionuese – shpërthen në lot nëna vetushqyese nga Peja pasi Halil Kastrati i dhuron banesë live

Më: 7 prill 2023 Në ora: 15:22
Halil Kastrati dhe Pranvera Shala

Dje u raportua për kushtet e rënda të Pranvera Shala nga Peja, e cila me dy fëmijët e saj jeton në kushte tejet të rënda.

Pamjet e rënda nga shtëpia e saj, e cila as për së afërmi nuk i plotësonte kushtet për jetesë, nuk kaluan pa u vënë re nga humanisti Halil Kastrati.

Sot, Pranvera ishte e ftuar në Studio A ku edhe u publikuar numri i xhirollogarisë për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë atë.

Në një lidhje direkte u inkuadrua humanisti Halil Kastrati, i cili i dha Pranverës lajmin më të gëzueshëm për të, ku tha se “Jetimat e Ballkanit” kanë marrë përsipër që asaj t’ia sigurojnë një banesë.

Pranevra me të dëgjuar këto fjalë nuk mund t’i mbante lotët.

Shikoni videon e më poshtme për ta parë këtë moment tejet emocionues:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat